Politikë
18/10/2026 19:16
Zbarkon RENEA në bulevard, forcat speciale në mbrojtje të Kryeministrisë
Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në një situatë të tensionuar gjatë protestës, me fokus ruajtjen e godinës së Kryeministrisë.
Prania e forcave speciale vjen në një moment kur përplasjet mes protestuesve dhe Policisë janë përshkallëzuar, me hedhje molotovësh nga protestuesit dhe përdorim të gazit lotsjellës nga efektivët.
Situata në kryeqytet vijon të jetë e rënduar, ndërsa shtimi i forcave të sigurisë në bulevard synon të mbrojë institucionin qeveritar dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës./euronews/
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon për protestat, u bën thirrje institucioneve të dëgjojnë qytetarët
Ekonomi
Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e falsifikuar në treg
Politikë
Protestuesit i vënë flakën derës së Ministrisë së Brendshme së Shqipërisë
Sport