← Kthehu te Ballina

Ymeri: Masat emergjente qeveritare për energjinë elektrike janë pa efekt

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Ymeri: Masat emergjente qeveritare për energjinë elektrike janë pa efekt

Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri thotë se masat emergjente të Qeverisë lidhur me situatën me energjinë elektrike janë “pa efekt”.

Në fillim të javës, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se masat përfshijnë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të hidrocentralit të Ujmanit, kursimin e energjisë nga institucionet publike si dhe masat e tjera sipas nevojës.

“Ndikimi i masave emergjente nga Qeveria për furnizim të energjisë. Kapaciteti neto i bllokut të ndalur B1 është 264 MW. Kapaciteti neto i hidrocentralit të Ujman-it është 35 MW. 7.5fish më pak energji. Praktikisht, masat qeveritare për nga kapaciteti janë pa efekt”, shkroi Ymeri në një postim në Facebook.

Në pjesën e komenteve, deputetja publikoi edhe këtë grafik:

Burimi: www.gazetaexpress.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme