← Kthehu te Ballina
Sport 25/10/2026 21:02

Ylli i Napolit u zgjua nga zhurma e hajdutëve në shtëpinë e tij, pas barazimit 3-3 me Romën

Ylli i Napolit u zgjua nga zhurma e hajdutëve në shtëpinë e tij, pas barazimit 3-3 me Romën

Sulmuesi i Napolit, Alisson Santos, ishte viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij gjatë mesnatës, pas barazimit 3-3 të skuadrës së tij kundër Romës të shtunën mbrëma, raportojnë mediat italiane.

Sipas raportimeve të “TMW”, 24-vjeçari, i cili ndodhej në shtëpi me bashkëshorten e tij, u zgjua në mes të natës dhe zbuloi se hajnat kishin hyrë në shtëpinë e tij në Giugliano in Campania.

Hajnat u larguan me stoli, një orë të shtrenjtë dhe veturën e Alisson Santosit, e cila më vonë u gjet nga policia në Villaricca, në afërsi të vendit të ngjarjes.

Hetuesit tashmë po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë, në përpjekje për t’i identifikuar dhe kapur personat përgjegjës.

Alisson Santos kishte qenë në stadiumin “Stadio Maradona” për t’i ndjekur bashkëlojtarët e tij në ndeshjen që përfundoi me barazimin 3-3 kundër Romës në Serie A, të shtunën pasdite.

Ai aktualisht po rikuperohet nga një lëndim në muskulin e pasmë të kofshës dhe i kishte ndjekur bashkëlojtarët nga tribunat. Pritet të mbetet jashtë fushave edhe për disa javë.

Reklamë