Xhiroja e 10-të e Superligës e sjell sot derbin Ballkani – Prishtina
Ballkani dhe Prishtina do të përballen sot në derbin e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Bardhekaltrit janë i vetmi ekip që nuk kanë pësuar ende humbje në këtë sezon dhe do të mundohen ta ruajnë pamposhtmërinë edhe në Stadiumin e Qytetit në Therandë.
Me dy ndeshje më pak të luajtura, ekipi i Orges Shehit gjendet në vendin e dytë me tri pikë më pak se liderja, Malisheva.
Përkundër raportimeve të fundit se futbollistët nuk janë paguar në dy muajt e fundit, kryeqytetasit duan të nxjerrin rezultat pozitiv në Suharekë.
Nga ana tjetër, ekipi Portokalli është i vendosur t’i mbajë pikët në shtëpi dhe t’ia shkaktojë humbjen e parë klubit më të madh në Kosovë.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës do të luhet sot duke filluar nga ora 14:00.
Ndërkohë, sot do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e kësaj xhiroje mes Dukagjinit dhe Drenicës, duke filluar nga ora 18:00.
Të rejat Lexo më shumë
Shasivari para takimit me studentët: Dëshirojmë të arrijmë zgjidhje bashkëkohore për çështjen e Jurisprudencës
INVESTIMET NË ENERGJI TË RIPËRTËRITSHME: SI MUND TË NDIHMOJNË PROCEDURAT MË TË THJESHTA DHE SHËRBIMET PUBLIKE DIGJITALE?
26 kamera në “Bernabéu”, por asnjë pamje e qartë e goditjes së Gülerit!