Wikof, Ulutash dhe Vergori i sigurojnë Kryetarët në Veri dhe Listën Serbe se zotimi i KFOR’it për komunitetet mbetet i njëjtë
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin në largim të KFOR-it, gjeneral-majorin Özkan Ulutaş, dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneral-majorin Roberto Vergori, janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut.
Gjatë takimeve, u ritheksua se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe se përkushtimi i tij ndaj të gjithë njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë vazhdon të jetë i palëkundur.
Po ashtu, u theksua se siguria e qëndrueshme arrihet përmes zgjidhjeve politike dhe jo përmes masave ushtarake.
Njoftimi i plotë:
“Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin në largim të KFOR-it, gjeneral-majorin Özkan Ulutaş, dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneral-majorin Roberto Vergori, u takuan me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut.
Gjatë diskutimeve, u ritheksua se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe se përkushtimi i tij ndaj të gjithë njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë mbetet i palëkundur. Megjithatë, siguria e qëndrueshme varet nga zgjidhjet politike dhe jo nga masat ushtarake.”
Të rejat Lexo më shumë
“Kështu bënte Serbia kundër shqiptarëve”, Don Arbas shpërthen pas pamjeve të dhunës ndaj protestuesve në Tiranë
Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Kryeministrinë, Piramidën, një qendër tregtare dhe bizneset, përplasje nëpër rrugë me policinë
Nuk kishte shënuar për Liverpoolin, sonte hat-trik nga Barcola