Lajme
26/10/2026 00:16
Vrau kunatën me sopatë, Prokuroria deklarohet për tragjedinë në Vitomiricë të Pejës
Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës. Dyshohet se ajo u privua nga jeta me sopatë nga kunati i saj.
Lidhur me rastin, për IndeksOnline është deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rast vrasjeje.
“Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, deklaroi Nikçi për
Ndërkohë, sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, viktima është shqiptare me shtetësi amerikane, ndërsa i dyshuari është nga komuna e Deçanit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Nagavci për rezultatin e shqiptarëve në Serbi: Meritë të veçantë ka edhe Kurti
Sport
Mbappe udhëheq Real Madridin për fitoren ndaj Barcelonës në 'Camp Nou'
Sport
GOOOOOOOOOL! Kylian Mbappe i fut në “gjumë” tifozët e Barcelonës
Politikë