Lajme
23/10/2026 09:16
Vrasje në tentativë në Deçan, tre persona tentuan ta ndalojnë një veturë dhe njëri prej tyre shtiu me armë në drejtim të shoferit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Deçan.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 05:15.
“Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin tentuar ta ndalojnë veturën e ankuesit mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit”, thuhet në raport.
Pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
'Për LDK-në, UÇK është e shenjtë', Abdixhiku: Ne besojmë në një trinom të lirisë dhe pavarësisë
Lajme
Arrestohet një person në Prizren, i gjenden në shtëpi 718 gramë marihuanë, sprej, e grinder
Sport
“Liverpooli do të sfidojë për titullin e Ligës Premier”, ish-ylli francez bën parashikimin
Sport