Vrasja në Gjilan, policia jep detaje
Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa i dyshuari për rastin gjendet në arrati.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se policia ka pranuar informata për të shtëna me armë zjarri rreth orës 19:30.
Sipas Osmanit, viktima është një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1997, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka njoftuar Osmani.
Ai ka bërë të ditur se një person i dyshuar, shtetas kosovar dhe i njohur për Policinë, është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Osmani.
Ndërkohë, më 10 tetor 2026, në Livoq të Ulët të Gjilanit kishte ndodhur një vrasje e dyfishtë, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. I plagosuri, sipas informatave të dhëna, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të rejat Lexo më shumë
Kryeministri britanik zotohet të zbulojë takimet me Man Cityn mes skandalit financiar
Viktima në Gjilan 29-vjeçar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri dhe u largua
Këngëtari i famshëm synon të kandidojë për president të SHBA-së