Vrasja në fshatin Pogragjë, i dyshuari ende në arrati
Një tjetër tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.
Burimet e IndeksOnline ka mësuar se viktima është 29-vjeçari, Bajram Arifi dhe dorasi Remzi Arifin (babë e bir).
Ky i fundit është ende në arrati. Kjo është konfirmuar nga Policia e Gjilanit për Indeksonline. Më tutje thuhet se Policia po punon intezivisht për kapjen e autorit.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, ka thënë zëdhënësi i policisë Valon Osmani./
Të rejat Lexo më shumë
Përballje Podcast #47 | Presidente e re, fund i krizës? Naim Rashiti: Çka e pret Kosovën?
"Deri në fund të muajit më mbesin vetëm 40 franga", vështirësitë financiare po i shqetësojnë zviceranët
Maqedonci flet për median ndërkombëtare për synimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës