Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat të hetohen pa vonesa
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas rastit tragjik në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e ka cilësuar ngjarjen si tronditëse, duke theksuar rëndësinë e sigurisë brenda familjes dhe nevojën për reagim institucional.
“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”, ka shkruar ajo.
Gërvalla ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore.
Në fund, ministrja u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
Të rejat Lexo më shumë
Aeroplani me nëntë persona rrëzohet në Florida, shndërrohet në një "top gjigant zjarri" në mes të një zone të banuar
Edon Zhegrova asiston, Alajbegovic shënon supergol ndaj Napolit
Kjo folie përfundon zakonisht në mbeturina, por gjatë dimrit mund t’ju ndihmojë të kurseni në ngrohje