Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit, duke shprehur dhimbje dhe indinjatë për këtë ngjarje të rëndë.
Përmes një reagimi në facebook, Gërvalla e ka cilësuar ditën e djeshme si të kobshme, duke thënë se një familje tjetër është goditur nga një tragjedi e pariparueshme, shkruan
Ajo ka theksuar se institucionet dhe shoqëria nuk duhet të presin që të ndodhin vrasje të grave për të reaguar, por duhet të veprojnë për të parandaluar raste të tilla.
“Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Gërvalla.
Ministrja ka theksuar se vrasja e grave është krim i rëndë dhe i tmerrshëm, duke nënvizuar se shoqëria nuk mund ta trajtojë si të pashmangshme atë që ka detyrim ta parandalojë.
Të rejat Lexo më shumë
BDI: VLEN flet për drejtësi, por hesht për përgjegjësinë institucionale – interesi i vonuar nuk e zëvendëson përgjegjësinë politike
LeBron James debuton me Philadelphian, 10 pikë e 5 asist vetëm në periodën e parë ndaj Brooklyn Nets
Axios: SHBA-ja kërcënoi ta ndërpresë ndarjen e inteligjencës me Ukrainën për shkak të sulmeve ndaj rafinerive ruse