Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Prishtinë
Ka nisur protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, në një rast ku i dyshuari për vrasjen është kunati i saj, Albert Sylaj.
Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, po mbahet me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, për të kërkuar drejtësi për viktimën dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Me qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe reagim institucional ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore.
Pjesëmarrësit në protestë po kërkojnë që vrasjet e grave të mos trajtohen si raste të izoluara, por si një problem serioz shoqëror që kërkon përgjegjësi institucionale dhe veprim të menjëhershëm.
Rasti i Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje kërkesat për drejtësi dhe nevojën për masa më efektive në parandalimin e vrasjeve të grave në Kosovë.
Të rejat Lexo më shumë
Zgjidh mënyrën si e mban filxhanin e kafesë dhe zbulo çfarë tregon për karakterin tënd
Barcelona vendos për shitjen e Baldes – dy emrat që po konsideron si zëvendësues të spanjollit
PLD: Ashtu si në kohën e Gruevskit, administrata publike po shndërrohet në pre të partisë