Volvo EX60 prezantohet për herë të parë në Kosovë, Auto Mita sjell modelin më të ri 100% elektrik
Modeli më i ri 100% elektrik i Volvo-s, EX60, është prezantuar për herë të parë në Kosovë, në një ngjarje të organizuar nga Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markës suedeze në vend.
Prezantimi u mbajt në showroom-in e Auto Mita-s, ku të pranishmit patën mundësinë ta shohin nga afër modelin e ri, i cili shënon një tjetër hap të rëndësishëm të Volvo-s në drejtim të elektrifikimit të automjeteve.
Volvo EX60 vjen si një model që synon të sjellë një përvojë të re të lëvizjes plotësisht elektrike, duke vazhduar rrugëtimin e prodhuesit suedez drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në industrinë e automobilizmit.
Për të gjithë të interesuarit, showroom-i i Auto Mita-s mbetet i hapur për vizitorë, të cilët mund ta shohin nga afër modelin më të ri elektrik të Volvo-s dhe të njihen me konceptin e ri të markës suedeze për mobilitetin elektrik.
Me prezantimin e EX60, Volvo vazhdon të forcojë prezencën e saj në tregun e automjeteve elektrike, ndërsa Auto Mita sjell edhe një tjetër risi të markës në Kosovë.
Të rejat Lexo më shumë
Identiteti Elektronik tashmë është në Platformën eKosova, ja si mund ta bëni
Komisioni zgjedhor në Izrael nuk gjen prova për manipulim në zgjedhjet e javës së kaluar
“Mund të më kishte ndodhur edhe mua”, ylli i Barcelonës i tronditur nga vdekja e Jesus de Miguel