Volkswagen pezullon Golfin elektrik, ja çfarë ndodhi me projektin
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të ulur shpenzimet dhe për të kontrolluar investimet.
Vendimi u konfirmua nga drejtuesi financiar i kompanisë, David Powels, i cili tha se projekti do të mbetet në pritje derisa të sigurohen fondet e nevojshme.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton anulimin e Golfit elektrik.
Volkswagen thekson se zhvillimi mund të rifillojë në të ardhmen, por ende nuk ka një datë të përcaktuar.
Modeli pritej të prezantohej nga fundi i kësaj dekade, por vonesat në zhvillimin e platformës së re elektrike SSP, problemet me softuerin dhe kostot e larta kanë shtyrë planet e kompanisë.
Tashmë, viti 2030 shihet si një afat më realist për debutimin e tij.
Ndërkohë, versionet aktuale të Golfit me motorë me djegie të brendshme dhe ato hibride do të vazhdojnë të prodhohen.
Volkswagen gjithashtu po planifikon zhvendosjen e prodhimit të Golfit nga Gjermania në Meksikë gjatë vitit 2027, si pjesë e strategjisë për uljen e kostove.
Të rejat Lexo më shumë
Një mesazh mund ta bllokojë plotësisht telefonin tuaj
Bashkimi triumfon në Gjakovë dhe vazhdon marshimin në Superligë
"Kam diçka në sy", Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit - shkakton të qeshura në sallë