Lajme
21/10/2026 11:01
Vlorë, mësimi në universitet vijon normalisht
Deri më tani, në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, mësimi vijon normalisht dhe në qetësi në fakultetet e tij.
Pedagogët dhe studentët janë paraqitur rregullisht në auditore, ku leksionet dhe procesi mësimor po zhvillohen sipas orareve të përcaktuara.
Sipas informacioneve paraprake, deri në këto momente nuk raportohet për bojkot të mësimit nga ana e pedagogëve, shkruan A2.
Thirrja për bojkot, mesa duket, nuk ka gjetur ende përgjigje në universitet, ndërsa procesi mësimor po vijon pa ndërprerje.
Edhe nga ana e studentëve nuk ka pasur deri më tani ndonjë reagim të dukshëm lidhur me këtë situatë.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata gjatë orëve në vazhdim. (A2 Televizion)
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
ARTIFICIAL INTELLIGENCE AND FASTER THREAT RESPONSE TAKE CENTRE STAGE AT BULGARIAN SECURITY SUMMIT 2026
Politikë
Oda e Mjekëve të Kosovës reagon pas sulmit ndaj mjekut në Vushtrri
Ekonomi
Franca vlerëson se dëmet nga dhuna gjatë protestave të fundjavës arrijnë deri në qindra miliona euro
Politikë