Vlera e tij arrin miliona, por historia e këtij diamanti rozë është edhe më e rrallë
Një diamant i rrallë rozë, i vjedhur pothuajse saktësisht 100 vjet më parë, do të ekspozohet për herë të parë që nga grabitja e tij në vitin 1926, në Francë.
Gur i çmuar në formë dardhe, nëntë karatësh, i njohur si “Grand Condé”, u vodh gjatë një grabitjeje natën në kështjellën Château de Chantilly.
Hajdutët e fshehën diamantin brenda një molle të zbrazur.
Ai u gjet disa javë më vonë, kur një shërbyese në hotelin ku qëndronin hajdutët kafshoi mollën dhe zbuloi gurin e çmuar.
Diamanti, një nga të paktët bizhuteri mbretërore që i mbijetuan Revolucionit Francez, do të ekspozohet në Muzeun Condé deri më 3 janar.
Drejtori i muzeut, Mathieu Deldicque, tha se historia e mollës mund të duket e pabesueshme, por ishte raportuar gjerësisht nga gazetat e kohës.
Ekspozita përfshin gjithashtu dokumente arkivore të paraqitura për herë të parë dhe rezultatet e studimeve shkencore që ndihmojnë në identifikimin e veçantë të diamantit.
Këto masa sigurie janë veçanërisht të rëndësishme pas një serie grabitjesh në institucionet kulturore evropiane, përfshirë vjedhjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit në Paris.
Diamantet rozë natyralë janë jashtëzakonisht të rrallë dhe mund të shiten për dhjetëra miliona dollarë.
Rekordi në ankand për një diamant të tillë është 71.2 milionë dollarë, i arritur në vitin 2017.
Origjina e saktë e “Grand Condé” mbetet mister. Ai përmendet për herë të parë në vitin 1740, në inventarin e pasurisë së princit Louis Henri de Bourbon, ndërsa më vonë kaloi në koleksionin e familjes mbretërore franceze.
Sot, diamanti është pjesë e koleksionit të Muzeut Condé, në kështjellën Château de Chantilly, rreth 50 kilometra në veri të Parisit.
Të rejat Lexo më shumë
Dosje të djegura dhe karrige të shkrumbuara, pasojat e zjarrit në komisariatin nr. 3 që protestuesit i vunë flakën
Tre vjet pas vërshimeve në Pejë, dëme prej 700 mijë eurosh ende të pakompensuara
“Është më pak taktike”, Barcola shpjegon ndryshimet mes Liverpoolit dhe PSG-së