VLEN: Korridori 8, investim në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen evropiane
Nisja e punimeve në autostradën Bukojçan-Kërçovë shënon një zhvillim të rëndësishëm në realizimin e Korridorit 8 dhe në forcimin e lidhjeve infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut me rajonin, thonë nga VLEN.
"Për VLEN-in, Korridori 8 është një interes strategjik kombëtar dhe një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes këtij projekti, përmirësohet lidhja me Shqipërinë dhe Bullgarinë, lehtësohet transporti i mallrave dhe krijohen kushte më të favorshme për investime e bashkëpunim ekonomik.
Korridori 8 është një nga projektet që përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të vendit. Çdo segment që nis të ndërtohet e afron Maqedoninë e Veriut me një rrjet modern rrugor dhe me një rol më të rëndësishëm në lidhjet tregtare të rajonit.
VLEN-i e konsideron avancimin e këtij korridori pjesë të angazhimit për zhvillim ekonomik, lidhje më të mira rajonale dhe integrim evropian.
Synimi është që pozita gjeografike e vendit të shndërrohet në përparësi ekonomike, me infrastrukturë që u shërben qytetarëve, bizneseve dhe gjeneratave të ardhshme", thonë nga VLEN.
Të rejat Lexo më shumë
FSK-ja do të zhvillojë ushtrime ushtarake në Vrellë, Harilaq dhe Hade të Obiliqit
Komuna e Obiliqit subvencionon rreth 3,000 koshere bletësh
“Siparantum” kërkon mbështetje për udhëtimin në Pragë, thotë se Komuna e Pejës ia uli financimin për 80 për qind