Vjenë, më 28 nëntor mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri
Më 28 nëntor 2026, në hotelin Hilton Vienna Waterfront në Vjenë, do të mbahet Panairi i 6-të i Bizneseve Shqiptare në Austri, ku pritet të marrin pjesë biznese nga Kosova, Austria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe vende të tjera evropiane.
Panairi synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik, promovimin e produkteve dhe shërbimeve, si dhe zgjerimin e rrjeteve të kontakteve ndërmjet bizneseve, shkruan
Sipas njoftimit të publikuar nga Ambasada e Kosovës në Austri, ky aktivitet do të shërbejë si një platformë për takime të drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve (B2B) dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.
“Panairi synon të ofrojë mundësi për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve, krijimin e kontakteve të reja, zhvillimin e takimeve ndërmjet bizneseve (B2B) dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Aktiviteti do të mbahet më 28 nëntor 2026, në hotelin Hilton Vienna Waterfront në Vjenë.
Për informacione të mëtejshme dhe regjistrim, të interesuarit mund të vizitojnë faqen e organizatorit.
Të rejat Lexo më shumë
IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të Prokurimit në Policinë e Kosovës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
El-Sayed thotë se është po aq i përkushtuar për të mbrojtur komunitetin hebre, sa që është për fëmijët e tij
"Graniti është lideri ynë, kërkoi falje" - Yakin thyen heshtjen për Xhakën pasi e riktheu te Zvicra