Vjen dhe zyrtarizimi i Gjilanit për largimin e Currit
Debatik Curri nuk do të jetë më trajneri i Gjilanit.
Humbja 1-0 kundër Vushtrrisë, ishte fatale për ish-futbollistin i cili nuk pati një ecuri të mirë në 5 ndeshjet e fundit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi gjilanas, në faqen e tyre në “Facebook”.
“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se ka mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Debatik Curri. Pas përmbylljes së këtij bashkëpunimi, klubi shpreh vlerësimin për angazhimin dhe kontributin e trajnerit Curri gjatë periudhës në krye të skuadrës, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale. Sport Club Gjilani e konsideron të rëndësishme ruajtjen e raporteve korrekte dhe profesionale, duke e mbyllur këtë kapitull me respekt të ndërsjellë dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm. Për zhvillimet e mëtejshme lidhur me organizimin e shtabit teknik, klubi do ta informojë opinionin publik me kohë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, shkroi Gjilani.
Curri, e lë Gjilanin në vend të 6-të në renditjen e Superligës së Kosovës, ku grumbulloi 11 pikë.
Të rejat Lexo më shumë
Riemërimi i Bajramit si kryenegociator, çfarë pritet nga dialogu Kosovë–Serbi?
Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt
Humbja nga Vushtrria fatale për Currin, largohet nga Gjilani