Lajme
31/10/2026 09:02
Vjedhje, kërcënime e dhunë në markete në Fushë-Kosovë, i dyshuari i publikon veprimet në TikTok
Një person dyshohet se po kryen vjedhje në disa dyqane në Fushë-Kosovë dhe po sulmon edhe punëtorët e tyre.
Këto vepra kriminale, Besnik Gjocaj po i dokumenton duke i publikuar në rrjetin social TikTok, shkruan
Incidenti më i fundit ndodhi në një market në qytetin e Fushë-Kosovës, ky Gjocaj hyri dhe mori një paketim me cigare.
Duke refuzuar të paguajë, ai e kërcënoi me dhunë njërin prej punëtorëve.
Këtë veprim, Gjocaj e dokumentoi deri në momentin e kanosjes.
Më pas, ai nisi dhunën ndaj punonjësit.
Në video të tjera të publikuara në TikTok, Gjocaj deklaroi se nuk e ka problem as policinë e as ata që kundërshtojnë veprimet e tij.
Bëhet e ditur se policia veçse është në dijeni mbi veprimet e të dyshuarit në fjalë.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Meta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin
Politikë
Sa gjatë mund të vazhdojë Ukraina të luftojë pa mbështetjen e SHBA-së?
Teknologji
Mos lejoni që gërshërët e kopshtit të ndryshken: Dy pika nga ky vaj mund t’ua zgjasin jetën
Politikë