Viktima në Mal të Zi, ish-polici i njohur kufitar
Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rožaje–Berane, në Mal të Zi.
Burime e IndeksOnline kanë mësuar se personi që humbi jetën në këtë aksident është ish-polici kufitar, Elvis Mulliqi.
47-vjeçari, ka vdekur në aksidentin ku janë përfshirë dy automjete, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmi për vdekjen e tij është raportuar edhe nga mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, ndërsa pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi është rikthyer në normalitet./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Sport
Shqipëria me një “këmbë” në Ligën B, Elseid Hysaj shënon gol të bukur
Sport
Elseid Hysaj shënon gol për Shqipërinë
Lajme
Kjo shenjë e horoskopit di gjithçka për ju, ndërsa ju pothuajse asgjë për të
Ekonomi
