Politikë
03/11/2026 23:17
Vijojnë protestat studentore në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Protestat studentore në Tiranë kanë vijuar edhe të martën, por me numër më të vogël pjesëmarrësish dhe pa tensione në rrugët e kryeqytetit.
Studentët e nisën marshimin që në orët e para të ditës, duke u fokusuar kryesisht te auditorët e disa universiteteve të Tiranës, ku hynë për të bërë thirrje për bojkotimin e mësimit.
Kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë marshimit, studentët kaluan edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa një nga ndalesat e tyre ishte selia e Partisë Demokratike. Aty nuk munguan thirrjet kundër opozitës.
Protestuesit e përfunduan tubimin para Kryeministrisë, ku numri i pjesëtarëve të Policisë së Shtetit të pranishëm në bulevard ishte i vogël.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
A shkakton kreatina rënien e flokëve? Studimi i ri zbulon çfarë qëndron pas këtij shqetësimi
Lajme
Pas rastit të Arlinda Zekajt, një tjetër grua rrëfen për dhunën në familje: Burri më goditi me shufër metalike, mua dhe fëmijëve po na rrezikohet jeta
Sport
Zyrtare: Emre Belozoglu emërohet trajner i Fenerbahçes
Politikë