Vigan Berisha viziton Parlamentin Federal të Zvicrës , përmendet edhe takimi me Guy Parmelin
Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, së bashku me kolegët e korit konsullor në Cyrih, ka vizituar Parlamentin Federal të Zvicrës në Bernë.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me historinë, traditën parlamentare dhe funksionimin e institucioneve federale zvicerane, si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të politikës dhe institucioneve të Zvicrës.
Me këtë rast, Berisha shprehu mirënjohjen për Zvicrën dhe popullin e saj, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në periudhat më të vështira të historisë së saj.
Ai theksoi gjithashtu lidhjen e veçantë të diasporës shqiptare me Zvicrën, ku sot jetojnë dhe veprojnë disa gjenerata të mërgatës, të cilat janë integruar në shoqërinë zvicerane, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.
Ndërkohë, sipas burimeve të portalit HelveticALforum.ch, u tha se Vigan Berisha do të zhvillonte edhe një takim hme presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin.
Të rejat Lexo më shumë
IKD: Raporti i BE-së për vitin 2026 paraqet gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit dhe në zbatimin e reformave
Për ndërtimin e kësaj kamionete nga Ford me 800 kuaj-fuqi u deshën 15 mijë orë punë
Gol në Athinë, AEK-u kalon në epërsi ndaj Real Madridit