VIDEO/ Me grushte e karrige, sherr i madh mes deputetëve në parlamentin e Armenisë
Një seancë parlamentar në Armeni ka përfunduar në një përleshje masive, ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë shkëmbyer grushte, kanë hedhur karrige dhe kanë përmbysur tavolina.
Incidenti ndodhi gjatë seancës së së enjtes, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të sigurisë parlamentare.
Sipas mediave lokale, disa deputetë mbetën të plagosur, ndërsa në ndërtesën e Parlamentit u thirr edhe një ambulancë.
🇦🇲 An Armenian parliament session turned into a brawl between deputies Lawmakers in Armenia engaged in an all-out brawl in the middle of a parliamentary session between representatives of the ruling party and the opposition. MPs even threw a chair at each other. https://t.co/qK96k3accn
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 29, 2026
Përplasja shpërtheu mes përfaqësuesve të partisë në pushtet, Kontrata Civile, të kryeministrit Nikol Pashinyan, dhe grupit opozitar Armenia e Fortë.
Pamjet e publikuara tregojnë deputetët duke shtyrë dhe goditur njëri-tjetrin, ndërsa kolegët përpiqeshin të qetësonin situatën.
Në një moment, nënkryetari i Parlamentit, Vahagn Aleksanyan, u pa duke hedhur një karrige drejt opozitës.
Ndërkohë, deputeti i mazhorancës Taron Chahoyan i hodhi ujë deputetit opozitar Garnik Davtyan.
Gjithçka nisi gjatë diskutimeve për një emërim në Dhomën e Auditimit, institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e shpenzimeve publike.
Debati u përshkallëzua kur Chahoyan, duke iu përgjigjur akuzave për korrupsion, përmendi familjen e kreut të grupit opozitar, Narek Karapetyan.
Ky është incidenti i dytë i dhunshëm mes mazhorancës dhe opozitës në Parlamentin armen brenda më pak se një muaji.
Të rejat Lexo më shumë
Si e gjeti sërish Ronald Araujo formën e tij më të mirë pas largimit nga Barcelona?
Ardian Gjini: Pal Lekaj s’ka asnjë funksion në Aleancë, Murati dhe Basha të dalin të tregojnë ku kanë shkuar 53 milionët
Hoxha: Kur i thuhet Kurtit shiko që po vriten gratë, shëndetësia është keq, testi PISA – ai thotë po shikoni Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë