← Kthehu te Ballina
Lajme

Vetura përfundon në kanal te Kroni i Mbretit, krijohen kolona të gjata drejt Prishtinës

Vetura përfundon në kanal te Kroni i Mbretit, krijohen kolona të gjata drejt Prishtinës

Një veturë ka përfunduar në kanal në zonën e njohur si Kroni i Mbretit.

Si pasojë e këtij incidenti, janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, që shtrihen për disa kilometra në drejtim të Prishtinës, duke vështirësuar qarkullimin e trafikut.

Ngasësit që po qarkullojnë në këtë segment të rrugës këshillohen të kenë kujdes të shtuar dhe të bëjnë durim deri në normalizimin e qarkullimit.

Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Burimet e kësaj ngjarjeje

indeksonline.net · indeksonline.net · telegrafi.com

Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar