← Kthehu te Ballina
Sport 26/10/2026 22:16

Vetëm 15 lojtarë anglezë kanë përfunduar në top 3-she të Topit të Artë, përfshirë edhe katër fitues

Vetëm 15 lojtarë anglezë kanë përfunduar në top 3-she të Topit të Artë, përfshirë edhe katër fitues

Harry Kane do të ndjekë gjurmët e Sir Stanley Matthews, Sir Bobby Charlton, Kevin Keegan dhe Michael Owen nëse e fiton Topin e tij të parë të Artë të hënën mbrëma.

33-vjeçari, i cili shënoi 73 gola në 65 ndeshje në të gjitha garat nga gushti i vitit 2025 deri në korrik të vitit 2026, është njëri nga favoritët për ta fituar çmimin më të madh individual në futboll.

Në fakt, sulmuesi i Bayern Munichut dhe Anglisë aktualisht është favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim.

Pritet që të jetë një nga rezultatet më të ngushta në histori, por nëse Kane arrin t’i mposhtë Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin për ta ngritur lart trofeun e famshëm të artë, ai do të bëhet anglezi i pestë që e fiton atë.

Kane pothuajse me siguri do të jetë në mesin e tre të parëve të hënën mbrëma.

Në total, 15 futbollistë anglezë kanë përfunduar në tri pozitat e para të Topit të Artë, përfshirë Jude Bellinghamin, i cili doli i treti në vitin 2024, pas Vinicius Jr dhe Rodrit.

Bellingham ishte anglezi i parë pas 19 vjetësh që arriti në podium, ndërsa Steven Gerrard (i treti) dhe Frank Lampard (i dyti) plotësuan tri pozitat e para në vitin 2005, kur fitues doli Ronaldinho.

Në vitin 2001, Michael Owen i dha fund pritjes 23-vjeçare për një fitues anglez, pasi shënoi 24 gola në 46 ndeshje për Liverpoolin. Më vonë, ai pranoi se as që kishte dëgjuar ndonjëherë për Topin e Artë.

Dy vjet më herët, David Beckham përfundoi i dyti në vitin 1999, pas Rivaldos, një pozitë më lart se Alan Shearer, i cili doli i treti në vitin 1996.

Në fakt, ish-sulmuesi i Newcastle United së fundmi pranoi se e kishte refuzuar pjesëmarrjen në festën pas ndarjes së Topit të Artë, pasi humbi çmimin nga Matthias Sammer.

“Isha vërtet, vërtet i zhgënjyer”, tha ai për “Betfair”.

Gary Lineker përfundoi i dyti në vitin 1986, pasi ish-bashkëlojtari i tij te Anglia, Kevin Keegan, ishte bërë anglezi i vetëm që e kishte fituar Topin e Artë dy herë, në vitet 1978 dhe 1979. Ai kishte përfunduar i dyti edhe në vitin 1977.

Keegan dhe legjenda e Manchester Unitedit, Sir Bobby Charlton (fitues në vitin 1966 dhe i dyti në vitet 1967 dhe 1968), e ndajnë rekordin për më së shumti përfundime në tri pozitat e para nga një futbollist anglez, me nga tri secili.

Lista e plotë:

Sir Stanley Matthews: i pari (1956)

Billy Wright: i dyti (1957)

Duncan Edwards: i treti, bashkërisht (1957)

Johnny Haynes: i treti (1961)

Jimmy Greaves: i treti (1963)

Sir Bobby Charlton: i pari (1966), i dyti (1967, 1968)

Bobby Moore: i dyti (1970)

Kevin Keegan: i dyti (1977), i pari (1978, 1979)

Gary Lineker: i dyti (1986)

Alan Shearer: i treti (1996)

David Beckham: i dyti (1999)

Michael Owen: i pari (2001)

Frank Lampard: i dyti (2005)

Steven Gerrard: i treti (2005)

Jude Bellingham: i treti (2024).

Në një kohë kur çdo detaj i performancës dhe kursimit ka rëndësi, zgjedhja e karburantit të duhur bëhet vendim...

Reklamë