← Kthehu te Ballina
Lajme 04/11/2026 22:46

Vetaksident te mensa në Prishtinë, policia në vendngjarje

Vetaksident te mensa në Prishtinë, policia në vendngjarje

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në Prishtinë, në afërsi të Mensës së studentëve.

Në këtë vetaksident është përfshirë një veturë, e cila ka dalë nga korsia në të cilën ishte duke lëvizur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Reklamë