Vendoset këndi i lojërave në Parkun e Varoshit, realizohet kërkesa e banorëve
Kryetari i fshatit Varosh, Visar Heda, ka njoftuar se ka nisur realizimi i kërkesës për vendosjen e një këndi të lojërave për fëmijë në Parkun e Varoshit, në Ferizaj.
Heda ka bërë të ditur se kërkesën për këtë hapësirë rekreative e kishte paraqitur më 27 korrik 2026, në emër të banorëve të fshatit.
Sipas tij, realizimi i projektit po bëhet nga Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, të udhëhequr nga Balton Derguti.
Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit të ardhshëm parashihet edhe asfaltimi i rrugës, vendosja e ndriçimit dhe përmirësimi i infrastrukturës përcjellëse të parkut.
Sipas Hedës, këto investime synojnë ta shndërrojnë Parkun e Varoshit në një hapësirë më të përshtatshme për fëmijët, familjet dhe qytetarët e Ferizajt.
Të rejat Lexo më shumë
Diomande zbulon idhullin e tij, kjo do t’ju pëlqej tifozëve të Real Madridit
Shqiptari në mesin e tre të arrestuarve në Greqi për shpërthimin në Athinë ku humbën jetën gjashtë persona
Inflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset