Vendim: Prokurorët Specialë mund të nisin hetime pa autorizimin paraprak të Kryeprokurorit
Prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës do të mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndës, me qëllim të inicimit të hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa pasur nevojë për autorizimin paraprak të Kryeprokurorit.
Vendimi është marrë nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, i cili ka ndryshuar dhe plotësuar Udhëzuesin për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në këtë institucion.
Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, ndryshimi synon lehtësimin e procedurave administrative për regjistrimin e lëndëve dhe nxitjen e prokurorëve për të iniciuar hetime për vepra penale sipas detyrës zyrtare, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.
“Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në Prokurorinë Speciale, në harmoni dhe respektim të kompetencave dhe pavarësisë funksionale të prokurorëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.
Të rejat Lexo më shumë
Fëmija në Zvicër mbyll aksidentalisht nënën dhe motrën në dhomë, qumështi që digjej mbi pianurë shkakton tym të madh
Protesta në Itali për rritjen e çmimeve të karburanteve, bllokohen rrugët dhe portet
Klekovski: Inspektorati konstatoi shkelje në Klinikën për Neurologji gjatë mjekimit të Mihaillovës