Lajme
13/10/2026 13:31
Vdes një vajzë e mitur në Pejë, dyshohet se u lëndua nga rrëzimi i një orendie në shtëpi
Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i kishte pësuar nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Sipas tij, rasti ishte raportuar më 11 tetor 2026, në fshatin Pavlan të Pejës.
Policia ka bërë të ditur se sot është njoftuar për vdekjen e vajzës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës u është kthyer familjarëve.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Njerëzit në qendër: HR-i si arkitekturë e kompanisë
Lajme
Greta Thunberg u bashkohet protestave të nxënësve në Francë kundër kushteve në shkolla
Lajme
Prokuroria kërkon paraburgim për të arratisurën Iva Mihailova
Sport