Lajme
08/10/2026 09:45
Vdes një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i një banese
Një grua dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese të mëkurën rreth orës 12:13, në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Tutje në raport thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë 07.10.2026 - 12:13. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën femër kosovare e cila dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës pritet të dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Arrestohet një person Prizren, dyshohet se ofroi 40 euro për të mos raportuar prerjen e kundërligjshme të druve
Lajme
Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq
Lajme
Zjarr në një plantacion mollësh në Skenderaj, dëmtohen rreth 5 hektarë
Lajme