Lajme
31/10/2026 09:46
Vdes në QKUK personi që ishte lënduar në aksidentin në Mitrovicë
Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi ishte lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 21:25.
Viktima, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë më 30 tetor, rreth orës 03:43, derisa ishte duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, bëhet e ditur në raportin policor.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Topi i Artë në gjykatë? France Football raportoi pagesa të dyshimta për fitoren e Kane dhe renditjen e të tjerëve
Lajme
Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Lajme
KRU “Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të ujit në dy zona në Ferizaj
Ekonomi