Lajme
16/10/2026 08:15
Vazhdon rehabilitimin i rrugëve në Prizren, shtrohet asfalti i parë në rrugën “Shkëlzen e Luan Krasniqi”
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit po vazhdon punimet për rehabilitimin e rrugëve brenda qytetit.
Sipas njoftimit të Komunës, sot është shtruar shtresa e parë e asfaltit në njërin segment të rrugës “Shkëlzen e Luan Krasniqi”, e cila paraqet një aks të rëndësishëm rrugor që lidh disa lagje të qytetit dhe ka qarkullim të vazhdueshëm.
Ndërkohë, pas përfundimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, pritet të asfaltohet edhe pjesa tjetër e kësaj rruge, në drejtim të lagjes “Ortakoll”.
Punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Grupi i Bankës Botërore mobilizon kapital privat rekord për vendet në zhvillim, duke nxitur krijimin e vendeve të punës
Lajme
29 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi
Sport
S’ndalet Getafe, pas Carvajalit synojnë edhe ish-yllin e Unitedit
Politikë