Vazhdon protesta në Prishtinë, protestuesit qëndrojnë para Qeverisë
Protesta në Prishtinë kundër vrasjes së Arlinda Zekajt po vazhdon, ndërsa protestuesit janë duke qëndruar para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit po mbajnë në duar pankartat “Kush na mbron prej policisë?, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Nuk duam lule mbi varre, duam mbrojtje sa jemi gjallë”.
Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale për rastin që ka nxitur reagime të shumta në vend.
Gjatë protestës së sotme, ata kanë marshuar drejt disa institucioneve, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre përmes parullave dhe thirrjeve.
Në dyert e Qeverisë është shkruar edhe fjalia e marrë nga letra e Arlindës: “Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”.
Protestuesit kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe nesër, nga ora 16:00.
Të rejat Lexo më shumë
Marta Kos: Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së pa sanksione ndaj Rusisë
5 Best Polish Alternatives to OVH for Business
Yamal kaloi pranë influenceres por nuk i zgjati dorën, njerëzit e lavdërojnë për veprimin