Lajme
18/10/2026 18:01
Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës
Konflikti i njohur shumëvjeçar në Dukagjin mes familjeve Elshani dhe Kelmendëve s’ka të ndalur.
Një therje me thika ka ndodhur sot në Pejë ku kanë qenë të përfshirë familjarë të dy familjeve të njohura.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është plagosur me thikë djali i Xhevdet Kelmendit, ndërsa i dyshuari është një i ri nga familja Elshani.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Pejës dhe ende nuk dihet gjendja e tij.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
E refuzoi Shqipërinë për ëndrrën italiane, rënia e madhe e talentit që kurrë s'i arriti majat
Politikë
Eskalon protesta në Tiranë, një polici i merr flakë uniforma nga hedhja e molotovëve
Politikë
Situata në Shqipëri, Lladrvoci kërkon të shtyhet ekskursioni i maturanëve të Drenasit
Sport