Lajme
19/10/2026 10:31
Vazhdojnë reduktimet me ujë në fshatin Varosh dhe disa rrugë të Ferizajt
Konsumatorët në rrugët “Arsim Zeqiri”, “Alishefik Spahiu” dhe “Gëzim Sahiti”, si dhe në fshatin Varosh, do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se ndërprerja po bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
Sipas kompanisë, punimet do të vazhdojnë edhe të hënën, më 19 tetor 2026, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë në zonat e prekura pritet të bëhet rreth orës 16:00.
KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
Apple përgatit befasi për vitin 2027, tre iPhone të rinj po vijnë
Politikë
Franca në alarm pas trazirave, kryeministri thërret mbledhje urgjente të qeverisë
Lajme
Pse kemi më shumë uri në vjeshtë dhe shtojmë në peshë?
Lajme