← Kthehu te Ballina
Lajme 08/11/2026 12:01

Vazhdojnë punimet për rregullimin e instalimeve nëntokësore në dy rrugë të Rahovecit

Vazhdojnë punimet për rregullimin e instalimeve nëntokësore në dy rrugë të Rahovecit

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rregullimin e instalimeve nëntokësore në rrugët “Kullat Binjake” dhe “Dëshmorët e Pashtrikut”.

Sipas Krasniqit, punimet po zhvillohen me dinamikë të shtuar, me synimin që të përmbyllen dhe të bëhet finalizimi i plotë i tyre.

Ndërhyrjet në këto dy rrugë synojnë rregullimin e instalimeve nëntokësore dhe përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Rahovecit.

Reklamë