Lajme
24/10/2026 10:46
Vazhdojnë punimet për renovimin e Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për renovimin e tërësishëm të Repartit të Ortopedisë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për pacientët dhe personelin shëndetësor.
Sipas njoftimit, në kuadër të projektit parashihet që disa nga dhomat e pacientëve të pajisen me banjo të veçanta brenda dhomave, duke ofruar më shumë privatësi dhe kushte më të përshtatshme për pacientët, veçanërisht për ata me gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë bërë të ditur se ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe krijimin e një ambienti më funksional dhe më të sigurt për pacientët dhe stafin mjekësor.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Akrepat kthehen prapa të dielën - pse disa vende nuk e ndryshojnë më orën?
Lajme
Nisin punimet për rregullimin e unazës së brendshme të Skenderajt
Sport
Ivan Toney bëhet viral me teknikën e re 'të çuditshme' të penalltisë, portieri nuk ishte gati për këtë
Politikë