Lajme
19/10/2026 19:01
Vazhdojnë punimet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Fushë Kosovë
NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë vazhduar punët e përditshme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në disa lokacione të qytetit dhe në Nakaradë.
Sipas njoftimit, punimet janë zhvilluar në nënkalim, përgjatë rrugës “Nënë Tereza”, nga rrethi deri te posta, si dhe në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Nakaradë.
Kompania ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e përditshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike, me synim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Alberta voton në referendumin që mund të çojë drejt shkëputjes nga Kanadaja
Sport
Alarm te Man City, Haaland dhe katër lojtarë të tjerë në dyshim para ndeshjes me AEK-un
Sport
Barazim në pjesën e parë mes Dukagjinit dhe Drenicës
Sport