Vazhdojnë punimet për ndërtimin e parkut të ri në rrugën “Wesley Clark”, në drejtim të lagjes “Arbana”
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon punimet për ndërtimin e një parku të ri në rrugën “Wesley Clark”, në drejtim të lagjes “Arbana”.
Sipas Totajt, në këtë lokacion tashmë është krijuar një hapësirë e pastër dhe e bukur, e cila pas përfundimit të punimeve do të jetë funksionale për pushim dhe rekreacion.
Parku i ri pritet t'u shërbejë jo vetëm banorëve të kësaj pjese të qytetit, por edhe qytetarëve të tjerë që frekuentojnë këtë zonë, duke u ofruar atyre një ambient të përshtatshëm për relaksim dhe kalim të kohës së lirë.
Totaj ka theksuar rëndësinë e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe kujdesit për ambientin urban, duke i cilësuar këto investime si të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve.
Të rejat Lexo më shumë
Tuchel shpall listën e Anglisë për Ligën e Kombeve, i bën thirrjen e parë një lojtari 'të pabesueshëm' dhe përjashton dy yje
Rubio nuk do ta braktis administratën Trump
Rënie e nivelit të ujit në 40 Burimet, Prizreni përballet me reduktime në furnizim