Vazhdojnë punimet në rrugën unazore në Junik, projekti financohet me mbi 437 mijë euro
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në projektin e ndërtimit të rrugës unazore në Junik, i cili financohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës dhe ka vlerë mbi 437 mijë euro.
Sipas Bashës, projekti po realizohet në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Junikut.
Punimet përfshijnë gërmimet, punët e betonit, ndërtimin e kanaleve dhe vendosjen e gypave, asfaltimin, ndërtimin e ujëmbledhësve, vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, si dhe instalimet elektrike dhe ndriçimin sipas standardeve evropiane.
Basha ka theksuar se investimet në infrastrukturë dhe zhvillimi i komunave mbeten pjesë e angazhimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Raporti 24-orësh i policisë: Kontrabandë me mallra, armë pa leje dhe dhunë në familje – 14 të arrestuar
Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar
KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton për vazhdimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë në disa fshatra