Lajme
12/10/2026 11:32
Vazhdojnë problemet me ujin në Varosh të Ferizajt
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Afrim Zhitia” dhe në fshatin Varosh, gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët në këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë realizimit të punimeve.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Spanja shënon Ditën Kombëtare me paradë ushtarake: 4.380 trupa, 82 aeroplanë dhe debutimi i mjeteve të blinduara Dragón
Lajme
Trajnime të specializuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor nga EduCare
Politikë
Kurti nuk përgjigjet për deklaratën e Daçiqit: Për këtë është deklaruar Konjufca
Sport