← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 18:31

Valon Berisha me fjalë emocionale: Nuk ka ndjenjë më të madhe se të luash për Kosovën

Valon Berisha me fjalë emocionale: Nuk ka ndjenjë më të madhe se të luash për Kosovën

Valon Berisha, mesfushor i Kombëtares së Kosovës, ka shprehur ndjenjat e tij për të luajtur për vendin. Ai ka thirrur yjet shqiptarë që të bashkohen me ekipin. Në një intervistë, ai komentoi vendimin që mori një dekadë më parë për të luajtur për Kosovën: “Një vendim emocional. Kam dhënë shpirtin për Kombëtaren time, fillimisht e kam pasur nderin dhe privilegjin që të luaj. Kosova është e shenjtë, duhet të japësh maksimumin që të luash për vendin tënd. Jam shumë krenar për këto 10 vite, por vendim i vështirë”. Ai shtoi: “Ka qenë vendim me zemër. Jam rritur në Norvegji, kam pasur ëndërr dhe kur më erdhi kjo mundësi, e prita me padurim. Përvojat me Finlandën ishin të papërshkrueshme dhe golin tim të parë, historik për Kosovën”. Në fund, ai theksoi se përfaqësimi i Kosovës është ndjenja më e mirë dhe e papërshkrueshme, duke shtuar: “Kemi nisur nga e para, kemi ndërtuar diçka të madhe. Kemi pasur dy mundësi, në Europian dhe në Botëror, dhe jemi afër dy herë. Besoj se i japim gjeneratës së re besimin se Kosova mund të arrijë gjithçka”.

Reklamë