Valon Berisha: E kam dhënë shpirtin për Kombëtaren time, Kosova është e shenjtë
Valon Berisha ka rrëfyer emocionet e tij pas vendimit për t’i dhënë fund aventurës me Kombëtaren e Kosovës. Në një intervistë, ish‑mesfushori i “Dardanëve” foli për rrugëtimin e tij, krenarinë për fanellën e Kosovës dhe momentet më të veçanta të karrierës ndërkombëtare. Berisha, i cili u rrit në Norvegji, theksoi se zgjedhja për të përfaqësuar Kosovën ishte një vendim i marrë me zemër, shkruan Zani Digjital. “E kam dhënë shpirtin për Kombëtaren tim. Për vendin tim. Kam pasur privilegj dhe krenari për të luajtur. Shumë emocione. Njerëzit e kanë parë që Kosova është e shenjtë. Duhesh të japësh maksimumin kur luan për vendin tënd, jo vetëm për vendin, por për familjen, gjakun.” Ai kujtoi edhe momentin kur mori ftesën për të luajtur për Kosovën, duke e cilësuar ndeshjen ndaj Finlandës si një nga përvojat që nuk do ta harrojë kurrë. “Ka qenë një vendim me zemër. Jam rritur në Norvegji dhe e kam pasur ëndërrën për këtë mundësi. M’u ka dhënë kjo mundësi prej Zotit dhe kur erdhi ftesa, mezi prisja ta pranoj. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme ajo ndeshja ndaj Finlandës. S’do…”.