← Kthehu te Ballina
Politikë 18/10/2026 12:31

Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave të saj në Kosovë

Ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë njofton për tranzicionin e trupave të saj në Kosovë

Komanda Rajonale-Lindje e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur kolonelin Jabari M. Miller gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës, ndërsa forcat amerikane nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe Divizioni i 1-rë i Këmbësorisë kanë marrë përsipër misionin.

Sipas njoftimit të publikuar nga US Army Europe and Africa, ky ndryshim shënon kalimin nga Ekipi Luftarak i Brigadës së 53-të të Këmbësorisë te forcat e angazhuara drejtpërdrejt për teatrin e operacioneve.

Ky tranzicion paraqitet si pjesë e përshtatjes me konceptin e ri të NATO-s, të quajtur NATO 3.0, në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, përkrah aleatëve të Aleancës.

Njoftimi thekson vazhdimin e angazhimit të ushtrisë amerikane në kuadër të KFOR-it, misionit të NATO-s që kontribuon në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë.

Reklamë