Unitedi e ka një listë të ngushtë prej pesë sulmuesve, e do njërin prej tyre qysh në janar
Manchester Unitedi po e shqyrton tregun e transferimeve për të gjetur një sulmues të qendrës para hapjes së afatit kalimtar të janarit, me pesë emra që kanë dalë si objektiva të mundshëm, përfshirë edhe Dominic Calvert-Lewin.
Sezoni 2026/27 ka nisur në mënyrë zhgënjyese për skuadrën e Michael Carrickut, ndërsa mungesa e Benjamin Seskos nuk i ka ndihmuar aspak, pasi Unitedi vazhdon të ketë probleme në repartin ofensiv.
Sesko, i cili për herë të fundit luajti për Unitedin në mesin e shtatorit, në humbjen ndaj Brightonit në Carabao Cup, ka munguar në pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një problemi me kërcirin.
23-vjeçari thuhet se i është nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme në qendrën stërvitore “Carrington”, por klubi është i shqetësuar se ai mund të mbetet jashtë fushave edhe për katër muaj të tjerë, sipas gazetës “The Sun”.
Nëse kjo konfirmohet, Unitedi mund të detyrohet të përforcohet me një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit. Por, cilët janë emrat që po lidhen me klubin anglez?
Sipas një raportimi të “The Athletic”, në mesin e objektivave të Manchester Unitedit është edhe sulmuesi i Leeds Unitedit, Dominic Calvert-Lewin.
Raporti pretendon se 29-vjeçari ka qenë në radarin e Unitedit prej një kohe të gjatë.
Thuhet se drejtuesit e sektorit të rekrutimit po përpiqen të kuptojnë nëse transferimi i tij gjatë janarit është realisht i mundur.
Calvert-Lewin së fundmi kishte shënuar edhe në “Old Trafford”, por gjasat që ky transferim të realizohet vlerësohen si të vogla.
Emra të tjerë që janë lidhur me Manchester Unitedin gjatë këtij muaji janë edhe Nicolo Tresoldi, sulmuesi shumë i vlerësuar që këtë sezon ka realizuar 11 gola në 12 ndeshje për skuadrën belge Club Brugge.
Gara për transferimin e Tresoldit pritet të jetë e ashpër në muajt e ardhshëm, pasi interesim për të kanë shfaqur Chelsea, Manchester City, Arsenali dhe Barcelona.
Megjithatë, sipas “TeamTalk”, 22-vjeçari gjendet edhe në listën e dëshirave të Manchester Unitedit.
I njëjti raport përmend edhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, atë të Freiburgut, Igor Matanovic, si dhe Dion Beljon, 24-vjeçarin që aktivizohet te Dinamo Zagrebi.
Mateta tashmë ka dëshmuar vlerat e tij në Premierligë, ku ka realizuar 50 gola në 164 paraqitje për Crystal Palace.
Ndërkohë, Matanovic ka regjistruar një sezon të mirë me Freiburgun, duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat.
Në formë të jashtëzakonshme është edhe sulmuesi kroat Dion Beljo, i cili po kalon sezonin më të mirë të karrierës te Dinamo Zagrebi, me 17 gola në 17 ndeshje deri më tani.
Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026,...
Të rejat Lexo më shumë
Dodik nuk llogaritë më në Vuçiqin: Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur në Serbi
Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital
AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1