Politikë
26/10/2026 17:02
Ukraina zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në 2027
Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, votoi zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm deri më 29 janar 2027.
Sipas të dhënave të publikuara nga parlamenti ukrainas, 293 deputetë votuan pro zgjatjes së gjendjes së luftës.
Votimi erdhi pas një propozimi të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Përpara votimit përfundimtar, deputetët ranë dakord që projektligjet të shqyrtoheshin me procedurë të përshpejtuar.
Kjo është hera e 21-të që parlamenti aktual voton për zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Drenica bëhet me trajner të ri, Gentjan Mezani merr drejtimin e kuqezinjve
Lajme
Fshati i vetëm shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën prej gati 400 vjetësh, sot ka vetëm 34 banorë
Lajme
Shqiptari i kërkuar prej vitesh arrestohet në Spanjë, do të vuajë gati 7 vjet burg
Lajme