Ukraina ankohet për internet të ngadalshëm, ani se Trumpi tha se kufizimet janë hequr
Ukraina vazhdon të hasë probleme me rrjetin Starlink dhe kjo ndodh pavarësisht deklaratës së Donald Trumpit se kufizimet në lidhjen satelitore janë hequr nga Elon Musk.
Burimet i thanë BBC-së se janë regjistruar raste kur dronët humbasin lidhjen në shpejtësi prej 161 km/h, gjë që pengon operacionet ushtarake, transmeton
Presidenti amerikan kishte mohuar se e kishte udhëzuar miliarderin e teknologjisë që të kufizonte lidhjen në “Starshield” – versionin e Starlink të destinuar për përdorim ushtarak – por të enjten deklaroi se Musk “e kishte rikthyer” shërbimin në gjendjen e mëparshme.
Sipas BBC, më herët, Musk kishte deklaruar se nuk ishte ai shkaktari i ngadalësimit të shërbimit, i cili ndikoi në aftësinë e Ukrainës për të përdorur dronë sulmues dhe për të koordinuar operacionet mbrojtëse.
Burimet nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bënë të ditur se ushtria po monitoron vazhdimisht performancën e rrjeteve Starlink dhe Starshield.
Ato shtuan se “aktualisht nuk ka asnjë konfirmim që këto kufizime janë hequr”.
Të rejat Lexo më shumë
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, por një valë e madhe e përpiu gjatë transmetimit live
Trumpi i kërkoi Muskut të heqë kufizimet e Starlinkut në Ukrainë