Uebfaqja zyrtare e Topit të Artë bën një gafë të madhe, para nisjes së ceremonisë
Orët para shpalljes së fituesit të Topit të Artë 2026 u shoqëruan me një gafë të madhe.
Uebfaqja zyrtare e çmimit duket se publikoi artikuj që njoftonin fitoren e tre kandidatëve të ndryshëm: anglezit Harry Kane (Bayern Munich), spanjollit Lamine Yamal (Barcelona) dhe francezit Kylian Mbappé (Real Madrid).
Në uebfaqen zyrtare të Topit të Artë u publikuan tre artikuj, ku secili prej kandidatëve shpallej fitues i çmimit.
Titulli i artikullit për Mbappen ishte: “Kylian Mbappé e fiton Topin e Artë 2026 falë vazhdimësisë së tij në nivelet më të larta”.
Edhe Yamal dhe Kane patën artikujt e tyre.
Organizatorët duket se i kishin përgatitur paraprakisht të tre artikujt, për ta publikuar atë të duhurin në momentin e duhur, pasi të dihej fituesi.
Megjithatë, të tre artikujt u publikuan gabimisht.
Kjo gafë shkaktoi polemika para shpalljes zyrtare të fituesit të Topit të Artë 2026.
Në një kohë kur çdo detaj i performancës dhe kursimit ka rëndësi, zgjedhja e karburantit të duhur bëhet vendim...
Të rejat Lexo më shumë
Dy emra në garë për stolin e Man Utd, ndërsa Carrick pret vendimin përfundimtar
Vetëm 15 lojtarë anglezë kanë përfunduar në top 3-she të Topit të Artë, përfshirë edhe katër fitues
Të gjithë fituesit italianë të Topit të Artë, së bashku me ata të huaj nga Serie A