Sport
02/11/2026 19:46
Udinese zgjedh Paolo Zanettin trajner, nis një epokë e re!
Udinese ka vendosur të ndryshojë drejtimin e skuadrës, duke emëruar Paolo Zanettin si trajnerin e ri, pas shkarkimit të Kosta Runjaić.
Pas rezultateve zhgënjyese dhe humbjes së rëndë 2-5 ndaj Romës, drejtuesit e klubit friulan kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin gjerman, i cili largohet pas dy sezonesh në krye të skuadrës, shkruan IndeksOnline!
Pasuesi i tij do të jetë italiani Paolo Zanetti, me të cilin është arritur marrëveshja dhe nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet sonte. Sipas raportimeve nga Italia, kontrata do të jetë deri në fund të sezonit, në qershor 2027.